Presidenti Meta: Kryeministri Rama është hartuesi dhe sponsori i Grushtit të Shtetit, por do marrë përgjigje, edhe për “gjysmëparlamentin” e tij

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp për të paraqitur para publikut provat e reja lidhur me atë që ai e cilëson si “Grusht Shteti”. Nga foltorja e Presidencës, kreu i Shtetit akuzon drejtëpërdrejt kryeministrin Edi Rama si ekzekutor i këtij grushti shteti.

Prova të reja të përpjekjes së gjysmëparlamentit për të hedhur hapin final për kurorëzimin e grushtit të shtetit, ju e dini që është marrë iniciativë nga disa deputetë gjoja të pavarur, por kjo është zbatim i programit politik të këshillit të ministrave, e kanë marrë nga don doni.

Provë tjetër që është kryeministri ideatori, frymëzuesi dhe ekzekutori, e ai do jetë përgjegjësi i parë dhe i drejtpërdrejtë që do vijë pas triumfit të grushtit të shtetit dhe do vijë patjetër”, tha Meta.

Presidenti Meta: Më 2 mars lidhim besën

SHKARKO APP