Presidenti Meta poston video me Enverin, Spiro Kolekën dhe Kim Jong-un: Nga fitorja në fitore

Mëngjesin e kësaj të marte, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar një video ku shfaqet diktatori komunist Enver Hoxha, Spiro Koleka dhe diktatori korean Kim Jong Un.

Kreu i Shtetit i lidh këto tre diktatorë me situatën e rëndë në vend, ku pas votimeve një partiake për PS, po dalim më shumë vota sesa votues, siç ndodhte me votimet në kohën e diktaturës. Me ironi, Meta shkruan se: ”Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet”.

Një ditë më parë, Presidenti Meta bëri një postim në facebbok, duke thënë se tani i duhet që të shpikë një dekoratë të re, atë të ”Heroit të votave socialiste”. Votimet moniste të 30 qershorit, treguan sipas opozitës se 85% e shqiptarëve i thanë jo farsës së votimeve lokale. Nga ana tjetër, Kreu i Shtetit ka dekretuar datën 13 tetor, si datë për zgjedhjet lokale, pasi anuloi 30 qershorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?