Presidenti Meta: Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!
Sot Presidenti Meta ka reaguar për protestën e shqiptarëve të Amerikës ndaj kryeministrit Rama. Ilir Meta ka postuar këtë mesazh në facebook:
“Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës??.
Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!
Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë.
Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!
Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
God bless America!
God bless Albanian-American friendship!”- shkruan Presidenti.