Princi Harry trondit Britaninë: Mua më lindën të isha rezervë për “pjesë këmbimi trupi” për vëllain tim William!
Britania e Madhe është shokuar nga ato që boton Princi Harry kundër familjes mbretërore dhe sidomos ndaj vëllait të tij, William.
Kopjet e librit u ekspozuan në libraritë e Britanisë së Madhe. Disa klientë pritën në radhë me dëshirën për të marrë në dorë një kopje të librit, i cili përshkruan jo vetëm detaje personale, por edhe marrëdhënien e Princit me pjestarët e familjes mbretërore.
Libri aktualisht renditet më i shituri në faqet e internetit të Amazon në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Harry beson se ai u lind dhe edukua vetëm për ti ofruar “pjesë këmbimi” për vëllain e tij në rast se trashëgimtari për kurorën kishte nevojë ndonjëherë për organe të reja të trupit!
“Dy vjet më i madh se unë, Willy ishte trashëgimtari, ndërsa unë isha rezervë”, shkroi princi duke shpjeguar titullin e kujtimeve të tij, “Spare”, i cili u publikua zyrtarisht të martën.
“Unë isha hija, mbështetja, Plani B. Më sollën në botë në rast se Willy-t i ndodhte diçka,” shkroi ai për vëllain e tij 40-vjeçar dhe trashëgimtarin aktual të fronit, Uilliam.
Ai tha se e kuptonte se roli i tij ishte të ishte një “shpërqendrim” nga vëllai i tij – ose t’i siguronte, nëse është e nevojshme, “pjesë rezervë” për të.
“Ndoshta veshkat, ndoshta transfuzion gjaku ose një grimcë e palcës së eshtrave,” shtoi ai me detaje të çuditshme.
Ai gjithashtu vuri në dukje se si babai i tij, tani Mbreti Charles III, nuk mund të ishte kurrë në aeroplan me djalin e tij të madh, William, sepse nuk duhet të ketë asnjë mundësi që i pari dhe i dyti në radhën e fronit të vdesin.
Mblodhi 400 mijë dollarëve për një të pastrehë, por i dhanë vetëm 75 mijë, burgoset gruaja
“E gjithë kjo mu bë e qartë në mënyrë eksplicite që nga fillimi i rrugëtimit të jetës dhe u përforcua rregullisht më pas,” pohoi ai për qëndrimin e dukshëm në familje.
Harry u ankua se trashëgimtari dhe koncepti “rezervë” nuk ishte thjesht mënyra se si i referohej shtypi, por ishte gjithashtu qasja e përdorur nga familja e tij mbretërore, duke përfshirë Princeshë Diana, madje edhe gjyshen, mbretëresha Elizabeta II.
Ai thotë se ishte 20 vjeç kur i thanë për herë të parë se babai i tij e kishte përshëndetur lindjen e tij duke u tallur: “E mrekullueshme! Tani më ke dhënë një trashëgimtar dhe një rezervë – puna ime tashmë ka mbaruar.”
“Një shaka me sa duket,” shkroi Harry, duke vazhduar gërmimin e pamëshirshëm ndaj mbretit dhe duke pohuar se “pak minuta pasi tha këtë shaka të komedisë së lartë, ai shkoi për t’u takuar me të dashurën e tij”.