Prishtinë, kjo është protestë e jo si në Tiranë!

Qindra pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u hodhën në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në parim dy ditë më parë në parlamentin e Kosovës. Forca të shtuara të policisë rrethuan ndërtesën e parlamentit, ndërsa protestuesit kaluan gardhin e oborrit duke brohoritur kundër projektligjit që nuk përfshinë pensionet e tyre.

Ndërkohë dje në Tiranë u organizua protesta e radhës para godinës së Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës dhe karburanteve e ku pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e ulët.

Në dallim nga protestat e kaluara që janë organizuar në kryeqytet, dje nuk u mbajtën fjalime, por vetëm thirrjet e zakonshme për ulje çmimesh. Në fakt ajo e djeshmja vetëm protestë nuk mund të quhet, aq më tepër për kauzën e madhe, siç është rritja e çmimeve që rëndon në xhepin e gjithë shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Tiranë kanë frikë të përplasen me policinë ndonëse çmimet janë rritur shumë, kurse në Prishtinë disa veteranë morën përpara policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Videoja e mëposhtme është nga protesta e sotme në Prishtinë:

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?