FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e nesërme, mobilizim nga dyja palët! Javën tjetër informacione se Berisha lirohet nga arresti i shtëpisë

Nesër, enjte 11 korrik, ora 20.00 PD dhe krejt opozita ka lajmëruar një protestë stërmadhe në Bulevardin kryesor të Tiranës. Të gjithë deputetët e opozitës janë shpërndarë në rrethet e vendit për të mobilizuar demokratët dhe njerëzit antiqeveri që të mblidhen në Tiranë. Po kështu Berisha, si përherë, deklaroi se kjo do të jetë protesta më e madhe në 33 vitet e demokracisë.

Po kështu edhe policia e shtetit do jetë e mobilizuar në Tiranë për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Ndonëse deklarohet nga lidershipi opozitar se kjo protestë do të dërmoi kryeministrin Rama, nuk ka shanse pasi e njëjta gjë thuhet para çdo proteste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nesër vijnë dhjetra mijëra ose më saktë mbushet plot bulevardi kryesor nga presidenca deri te sheshi Skënderbej atëhere mund të thuhet se opozita është në rrugë të mbarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por burime serioze tregojnë se javën e ardhshme gjykata mund të lirojë Sali Berishën nga arresti shtëpiak në detyrim paraqitje. Me sa duket gjykata do të vendosë që Berishës i hiqet e drejta për poste publike, çka nënkupton se nuk do ta lejojnë të jetë kandidat për deputet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?