Protesta kombëtare e opozitës, mijëra qytetarë drejt Kryeministrisë
Me mijëra protestues po i drejtohen në këto momente Tiranës, ku di to bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet në orën 20.00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Protesta zhvillohet në një klimë të acaruar politike. Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, përveç se është e akuzuar për korrupsion, zhvilloi dhe votimet e 30 qershorit pa opozitën. Një vendim i tillë cilësohet si goditje përfundimtare e demokracisë dhe zyrtarizon kthimin e Shqipërisë në një shtet ku një parti kontrollon çdo gjë.
PD llogarit se vetëm nga rrethet janë më shumë se 70 mijë qytetarë që do të vijnë në Tiranë. Ndërkohë që pjesëmarrje masive do të ketë dhe nga kryeqyteti. Strukturat e partive të opozitës janë përgatitur që ky tubim të jetë më masivi.
Sipas të dhënave që vijnë nga Partia Demokratike, deri më tani rreth 70 mijë qytetarë që po vijnë nga rrethet.
Kukësi 4600 protestues
Shkodra rreth 10 000 protestues
Dibra 5 500 protestues
Lezha 7800 protestues
Vlora 5800 protestues
Fier rreth 6 500 protestues
Gjirokastra 2800 protestues
Berati rreth 3000 qytetarë.
Durrësi rreth 10 000 protestues,
Elbasani 8 600 protestues
Korça afro 5 600 protestues