Protesta nga studentët, prefekti Shkëlqim Hajdari: Nga Shkupi nis një kapitull i ri për shqiptarët në Ballkan

Një mesazh i fortë për unitetin kombëtar dhe ndërgjegjësimin kulturor të shqiptarëve në Ballkan është përcjellë nga prefekti i qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili e cilësoi këtë moment si fillimin e një epoke të re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Sipas Prefektit shqiptarët në Maqedoninë e Veriut “do të jenë më të fortë se kurrë”, duke vënë në pah bashkimin e rinisë shqiptare si një zhvillim me rëndësi të veçantë për të ardhmen kombëtare.

“Sot po fillon një epokë e re për shqiptarët në Ballkan. Po fillon nga Shkupi dhe nuk ka më bukur. Rinia shqiptare është bashkuar dhe nuk do të ndalet më, sepse është e vetëdijshme për identitetin e saj kombëtar, për gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat”, thuhet në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?