Protestë koti, më shumë lajm ishte Endri Fuga!

Endri Fuga, njeriu kryesor i kryeministrit Rama, dha sot dorëheqjen. Ndërkohë që sot ishte edhe protesta e opozitës, ku mendohej se mund të kishte përplasje pasi vulën ua morën, në KQZ nuk do ti lejojnë të regjistrohen dhe nuk kishin tjetër zgjidhje përveç përballjes me kryeministrin.

Por edhe njerëz nuk kishte, edhe takat për përballje nuk patën, ndaj përfundoi edhe kjo protestë e “madhe” e cila tregoi se opozita nuk ka forcë për të rrëzuar kryeministrin Rama.

Protesta nuk u bë dot lajm. Më shumë lajm ishte dorëheqja e sotme e Endri Fugës nga detyra në kryeministri.

Ja se çfarë shkruan Endri Fuga: “Nga dita e sotme une do të përqëndrohem në fushatën zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa.

Ju falenderoj për bashkëpunimin”, njofton Fuga.

SHKARKO APP