Pse Edi Rama nuk pranon propozimin e opozitës që OSBE të vendosë për Koalicionet parazgjedhore?

Edi Rama po shkon me vrap drejt hartimit të një skenari për vjedhjen e zgjedhjeve, qoftë me ndryshim Kushtetute, qoftë me heqje të koalicionëve parazgjedhore, sikurse po mbledh krejt taborret e krimit për blerjen e votave.

PD dhe LSI kërkojnë në Këshillin Politik që në lidhje me koalicionet parazgjedhore të merret mendimi i ekspertëve të OSBE, e ku për me tepër që vetë Rama është deri në dhjetor drejtues i radhës së OSBE, por mazhoranca e PS nuk pranon.

Edi Rama në krye të OSBE dhe nuk pranon mendimin e OSBE!

E gjitha kjo që po bën Edi Rama do marrë përgjigje drastike për Rilindjen në 25 prill 2021, pasi popullit i ka ardhur shpirti në majë të hundës me kryeministrin Rama.

Papunësi, emigrim, vjedhje e burxheti të shtetit për koncensionet dhe PPP-të e oligarkëve të lidhur me Edi Ramën, krimi që po del sheshit në vrasje nëpër rrugë, mafie që po ndërton në Tiranë, duke patruar paratë e krimit, hapja e kazinove këto kohë, etj, të gjitha këto do marrin përgjigje në prill 2021.

Edi Rama nuk pranon koalicionet parazgjedhore se e di nga sondazhet se humbet thellë përballë PD-LSI e partive të tjera. Por edhe kështu siç po luan ai, me pushtellëk, humbjen e ka të sigurtë.

 

SHKARKO APP