Pse Selami rrezikon seriozisht Bashën?

Gara mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit sapo ka filluar. Duket se në avantazh për shumë arsye është Lulzim Basha, por nga dje kuotat e Selamit janë ngritur ndjeshëm në elektoratin demokrat. Problemi kryesor i humbjes se PD në atë mënyrë, përveç organizimit dhe emrave, ishte pazari mes Bashës dhe Ramës më 18 maj. Nga këtu buroi uji i pisët që kapi çdo damar demokrat dhe atrofizoi shpirtin revolucionar dhe elektrizues opozitar. Pazari akoma nuk dihet se deri ku shkon, por efektin e parë shkatërrues e ka dhënë me 25 qershor. Sakatoi PD-në. Nuk dihet se ç’kanë biseduar dhe vendosur fshehur Rama- Basha. Çdo gjë është bërë mes tyre dhe demokratët asgjë nuk dinë se deri ku shkon pazari mes tyre.

Pikërisht këtë dilemë dhe kancer shkatërrues të PD-së, e ka kapur fort Eduard Selami dhe synon ta shërojë. Selami tha prerë se nëse ka pakt të fshehtë mes PS-së dhe PD-së dhe nëse zgjidhet kryetar i PD-së më 22 korrik, nuk do ta njohë, ose më saktë do ta quajë të pazbatueshëm për PD-së. Pra, me Bashën, pakti me Ramën do të vazhdojë, kurse me Eduard Selamin kjo marrëveshje me PS-në nuk do të njihet nga kryetari i ri.

Kjo është pika ku është kapur fort Selami në duelin me Bashën. Dhe praktikisht kjo është çështja themelore sot në PD. Ndonëse ka plot të tjera, por 18 maji shkatërroi PD-në me atë dreq pazari mesnate. Fakti që Basha nuk e hedh poshtë këtë marrëveshje që solli humbjen drastike të PD-së tregon se ka pakt mes tyre dhe se pakti do vazhdojë.

Ndërsa Selami e thotë prerë: Nuk e njoh atë marrëveshje shkatërruese të Bashës me Ramën. Sondazhet pas kësaj deklarate tregojnë se Selami po rritet ndjeshëm në sytë e demokratëve. Selami është edhe prodhim amerikan. Nëse i mëshon fort në çdo takim, në media e kudo, por ama fort se nuk e njeh paktin e 18 majit, Selami është më afër se kurrë te shpirti i revoltuar i demokratëve.

Marrë nga albanianews1.al

SHKARKO APP