Pse kryeministri Albin Kurti nuk tha asnjë fjalë pro protestës në Hagë?!
Nuk thonë se për pushtet, njeriu nuk falë as vëllain! Kjo shkon për ata politikanë karrieristë e të paskrupullt që vdesin për karrike pushteti.
Sot ndodhi protestë e mijëra shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës në Hagë (Hollandë), aty ku mbahen padrejtësisht ata që çliruan Kosovën bashkë me NATO-n, Hashim Thaçi me shokët e tij të luftës.
Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi krahas videos nga protesta: ” LIRIA KA EMËR. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT”.
Por ajo që habit është se kryeministri kosovar, Albin Kurti nuk tha asnjë fjalë, asnjë status, asgjë!
Thjesht pajtohet e gëzohet se Hashim Thaçi është në burg në Hagë!
Albin Kurti duhet të fliste, të inkurajonte protestën, bile po të ishte me shpirt të pastër e patriot shkonte edhe vetë në protestë, sepse flitet për gjykim të padrejtë të atyre që bënë luftën me UÇK dhe NATO-n për çlirimin e Kosovës.
Me sa duket Albin Kurti fërkon duart që Hashim Thaçit ndodhet në burg, sepse nëse lirohet Thaçi ai fiton pushtetin në Kosovë.
KOHA JONË SONDAZH

