Pse Opozita heshti kur kryeministri deklaroi: “Nuk më përcakton DASH miqësitë e mija!”?

Mbrëmë në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut, në TV KLAN, ishte kryeministri Edi Rama. Debati ishte i ashpër sidomos mes gazetarëve Robert Rakipllari e Klodiana Lalës me kryeministrin. Pati momente tensioni dhe fyerje, por ra me shumë në sy një moment kur kryeministri shpërtheu sapo u akuzua se ka lidhje me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako të akuzuar se ka vjedhur votat për PS-në bashkë me bandat kriminale.

Gazetari Rakipllari e akuzoi kryeministrin se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka dënuar për korrupsion të lartë një deputet të mazhorancës dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Dako, ndërkohë të dy këta janë miqtë më të ngushtë të Edi Ramës. Pra vendimi i DASH mbetet se nuk i lejon të hyjnë në SHBA ata dhe familjet e tyre, një akt i fortë amerikan për persona të inkriminuar, me pushtet.

Dihet se Vangjush Dako është miku më i ngushtë i kryeministrit Rama. Por në ngutje e sipër dhe i revoltuar nga akuzat kryeministri bëri një deklaratë ku tha se “nuk mi përcakton mua DASH se kam mik!” e më pas shtoi se Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im më i ngushtë.

Pra sfidë hapur i bëri DASH, kryeministri shqiptar.

Por kjo sfidë natyrisht që nuk erdhi pse ai don aq shumë Dakon, por për ato që Vangjushi di për qeverinë, kryeministrin. Edhe pas dënimit nga DASH, ai mbetet anëtar kryesie në PS dhe de facto personi që drejton prapë bashkinë e Durrësit përmes ish-nënkryetarit të tij, tashmë kryetar i komanduar pas dorëheqjes së kryetares Sako.

E thamë se kryeministri e bëri mbrojtjen i detyruar nga “kasaforta Dako”. Por si ka mundësi që mbrëmë deri sot asnjë përfaqësues i opozitës nuk bëri deklaratë apo edhe qoftë status kundër kësaj deklarate kryeministrore që sfidoi hapur DASH.

Apo janë të zënë me reformën zgjedhore?!

SHKARKO APP