PD-ja nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e Tiranës
Presidenti e firmosi dekretin për zgjedhjet e parakohshme në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik për datën 9 nëntor 2025.
Bashkitë e tjera nuk kanë probleme ligjore e kushtetuese, kurse për Tiranën ka përplasje mes pozitës dhe opozitës, ku kjo e fundit e quan dekretin antikushtetues sepse çështja ndodhet në gjykatën kushtetuese me kërkesë të Erion Veliajt.
Mbahet mend nga të gjithë se Berisha është shprehur se “me përpara shkojë në burg se sa pranojë të shkelë Kushtetutën”, ndaj si do të veprojë PD dhe krejt opozita në Tiranë; a do të futet në zgjedhje apo do ti qëndrojë parimit të saj publik se dekreti mbetet antikushtetues?
Ndërkohë PD dhe opozita janë në dilema të mëdha pasi nuk po gjejnë edhe kandidat përbashkues fitues. Sido të jetë pa një kandidat me vlera qytetare e jo shumë politike, e ka shumë vështirë opozita, në mos të pamundur, të fitojë përballë makinerisë gjigande të PS.
Aq me tepër ku flitet për zgjedhje për një mandat të ndërprerë e ku e shumta kryebashkiaku do të jetë 1 vit e kusur si kryetar. Zgjedhje të tilla i fiton përherë pushteti.
Ndaj për të ndaluar turpërimin përsëri në zgjedhje, sidomos në Tiranë, PD do të bënte mirë të mos futej, duke gjetur pretekstin e “antikushtetshmerisë” së dekretit për Tiranën. Me këtë rast justifikonte formalisht humbjen e pritshme në kryeqytet.
Edhe Ilir Alimehmeti, që mund të ishte i vetmi kandidat nga opozita që e konkuronte kandidatin e PS, nuk pranoi të futej sepse e di fare mirë se Tirana nuk fitohet.
PD-ja duhet hyjë në zgjedhje në bashkitë e tjera si Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e ku prapë i ka shanset e vogla ti fitojë. Mundet Matin ta fitojë, por bashkitë e tjera e zorshme.
KOHA JONË SONDAZH

