Pse qenka Sokol Sadushaj që nuk ka filluar e nuk qenka Ardian Dvorani i cili ka vulën e firmën në gjykatë ?

Dosja “Henri Çili” ku thuhet se ai ka takuar një drejtues të lartë të gjyqësorit për favore ndaj bandës së Lazaratit pritet të zbardhet në gjykatë e sidomos pritet nga vetë Çili të sqarojë se kush është zyrtari i lartë.
Por duke mbetur në lojën e thashethemeve politike dhe mediatike duhet të pyesim se cili qenka zyrtari i lartë, që sipas prokurorisë paska dhënë garanci Henri Çilit për ta shpëtuar vrasësin e dënuar me burgim përjetë. Nëse referohemi atyre çka kanë dalë si nëpër dhëmbë nga prokuroria thuhet se është zyrtarë i lartë në drejtësi. Sipas ligjit vetëm gjykata e lartë mund të lirojë apo ul dënimin e natyrisht që nëse referohemi thashemnajës politike e ku sot u ngritën akuza në nivel politik, vetëm Ardian Dvorani është në atë gjykatë të lartë. Ai ka firmën e vulën.
Pra në pritje të Henri Çilit na duhet të pyesim se pse qenka Sokol Sadushi ai që paska takuar Henri Çili e jo Ardian Dvorani? Sokol Sadushi dje u përzgjodh nga KLGJ si anëtar për në gjykatën e lartë e ndërkohë sipas përgjimëve rezulton se në janar 2020 u bë përgjimi!
Akuzat politike u bënë sot kundër Sokol Sadushit për ta denigruar publikisht që të mos firmoset dekreti nga Presidenti Meta apo ndonjë lojë tjetër luhet në këtë prapaskenë sulmi? Sokol Sadushi mbetet një prej juristëve më të njohur në Shqipëri, aq më tepër që kanë edhe anëtar i gjykatës kushtetuese.
Megjithatë do jetë prokuroria që duhet ta sqarojë, edhe në gjyq, nëse ka patur përgjim të Henri Çilit me këtë “njeriun enigmatik” të drejtësisë. Si rregull Dvorani, ndonëse mbetet një person i vetëm në atë ndertesë gjykate, ka mundësi që dosjen në fjalë ta seleksionojë për 50 të parat, siç përflitet nga dosja “Çili”.
Nëse luhet me djallëzi për ta djegur Sokol Sadushin nga dekretimi mund të themi se Presidenti Meta mbetet njeri dhe shtetar korrekt e që nuk ndikohet nga këto lojëra që vijnë, siç ka mundësi edhe nga ish-kolegë të Sadushajt. Aq me tepër se Sokol Sadushaj ka aplikuar për Kolegjin Administrativ në Gjykatën e Lartë e jo për Kolegjin Penal. Ndaj akuza mbetet politike ndaj Sadushajt.

S.P.

SHKARKO APP