Pyetje në rrjetet sociale: Mirë kontrolli, por ç’bën ushtari me mitraloz mbi autoblindë në mes të Tiranës?!

Njxerrja e ushtrisë nëpër Tiranë dhe Durrës, me autoblinda, është një përforcim i kontrolleve policore. Ushtarakët duhen përgëzuar për punën e tyre, por një pyetje zien në rrjetet sociale: Mirë kontrolli me autoblinda e ushtarakë me maska, por ç’bën ushtari me mitraloz mbi të?! Çfarë kuptimi ka ushtaraku që rri sipër kabinës së autoblindës me këmbëz te mitralozi, a thua se do vrasë armiq?!

Ushtria ka dalë jo për të terrorizuar me mitraloz e me ushtarin gati me gishtin në këmbëz, por për të ndihmuar policinë. Kryeministri thotë se jemi “gjëndje lufte” dhe mirë e ka në sensin e luftës për shendetin e qytetarëve, por kur mitralozi del në rrugët e kryeqytetit, ky është terror.

Edhe nëse ndodh që ndonjë qytetar shkel rregullin e “luftës” çfarë do bëjë ushtaraku te mitralozi mbi autoblindë, do ta qëllojë me bresheri?! As që mendohet, sepse është policia ajo që ndalon, gjobit apo të shoqëron në polici. Nëse fjala vjen ndonjë kundërshton, atëhere përveç policisë ndërhyn dhe patrulla ushtarake, por prapë në polici do të përfundojë ai apo ajo që ka shkelur rregullin e orarit.

Edhe njëherë ushtria, e cila rri 24 orë në detyrë duhet përgëzuar, por komandantët apo më lart se ata, në ministri, apo edhe më lart se ata, në Surrel, duhet ti bëjë përshtypje se mitralozët mbi autoblinda janë jashtë ligjit e jashtë çdo sensi lufte me koronavirusin. Edhe për faktin se nuk kemi një ligj të miratuar nga parlamenti për shpalljen e Gjëndjes së Jashtëzakonshme.

SHKARKO APP