FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveri, thirri mendjes!

Një protestë në dukje e thjeshtë vetëm për një tarifë rruge në Rrugën e Kombit, ka sjellë shpërthimin e zemërimit popullor, mbushur në vlim prej varfërisë disavjeçare dhe mungesës së mirëqënies. Një zjarr në Udhën e Kombit mund të sjellë zjarrnajë në krejt vendin, sepse “benzina” e varfërisë është kudo, mjafton një shkrepse!

Ndaj qeveria ka nevojë të lerë mënjanë arrogancën dhe mungesën e dialogut, edhe për Rrugën e Kombit, e të ulet kokëulur para njerëzve dhe përfaqësuesve të opozitës. Kjo nuk tregon frikë, nëse ndodh nga kryeministri. Përkundrazi kur është e sinqertë si përulje e dialog, fiton me shumë pikë dhe ruan stabilitetin e vendit.

Në të kundërt skenarët duken rrezikshëm në destabilitet. Ndaj pa filluar bllokimi i rrugëve, parlamentit, përplasja popull opozitar me policinë, kryeministri duhet urgjent të organizojë takim me PD-LSI për gjetjen e zgjidhjeve, e jo vetëm zgjidhjes së një tarife. Nëse e duan vendin, duhet!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe… do jetë vonë, për të gjithë. Kryeministri vetëm sa shton benzinën udhëve, ndërsa opozita me shkrepse në dorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?