Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 113-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e 113-të radhazi, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në kryeqytet dhe të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë.

Tubimet nisën fillimisht pas zhvillimeve që lidhen me projektin në Zvërnec, por me kalimin e ditëve protestat morën një karakter më të gjerë politik, duke u shoqëruar me kërkesa për ndryshime në qeverisje.

Mes kërkesave kryesore të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe ndërmarrja e ndryshimeve kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në protestën e 113-të, qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit drejt selisë së qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjatë protestës u shfaqën pankarta dhe u dëgjuan slogane politike, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestat e njëpasnjëshme kanë vijuar për më shumë se tre muaj, duke e mbajtur në qendër të vëmendjes publike përplasjen mes protestuesve dhe qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?