Qytetarët që banojnë në Durrës e Tiranë dhe janë larguar mund të kthehen deri të hënën para orës 08:00. Rrugët do mbyllen sërish

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar qytetarët që kanë dalë nga Tirana ditët e fundit që sigurohen të hyjnë në qytet pas mesnatës së të dielës deri në orën 08:00. Sipas kryeministrit rrugët mund të mbyllen sërish.
“KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.
SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!
 FRIKË JO, KUJDES PO!”,- shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Qeveria ka marrë masa të rrepta për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Autoritetet e Shëndetësisë njoftuan sot për 10 raste të reja, mes të cilëve dhe një mjek i spitalit të Durrësit, ku dy ditë më parë humbi jetën një 73 vjeçare e cila kishte rezultuar pozitive ndaj Covid 19.

Në total janë 33 personat e prekur, nga të cilët 8 janë të shtruar në spital, në një gjendje të qëndrueshme, ndërsa të tjerët janë në vetizolim. Përveç tyre në vetë karantinim janë dhe 177 persona.

Ditën e sotme harta e të prekurve është zgjeruar. Përveç Tiranës (19 raste), Durrësit (5 raste, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), Lushnjes (1 rast), Elbasanit (2 raste) dhe Rrogozhinës (2 raste) sot është shtuar dhe Fieri ( 4 raste).

Nga 10 rastet e reja 1 në Tiranë dhe 1 në Fier janë persona që nuk kanë patur lidhje me të prekurit e deritanishëm dhe që kanë histori udhëtimi në Itali.

Lexoni edhe…

Arrin në 33 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, qindra të testuar

Paralajmërimi/Do ndëshkohen tregëtarët dhe farmacitë nëse abuzojnë me çmimet

Rama: Numri i të prekurve nga koronavirusi do të rritet. Masat do të përshkallëzohen

Mos dilni nga shtëpitë! Coronavirusi pret te dera!

FOTOGALERI/Tirana në shtetrrethim

 

SHKARKO APP