Radio gjermane DW: Ekziston një shans teorik që Shqipëria të hapë Europianin përballë Gjermanisë
Çfarë vendoset nesër në shortin e futbollit për Euro2024 në Hamburg? Si kualifkohen tre vendet e mbetura? Si do të ndahen biletat?
Gjermania do të jetë vendi mikpritës i Kampionatit Evropian tëFutbollit, EURO 2024. Kjo është hera e dytë që nga viti 1988. Kampionati fillon më 14 qershor, me ndeshjen hapëse në Mynih, dhe mbyllet më 14 korrik 2024 me finalen në Berlin.
Cilat vende janë kualifikuar?
Gjithsej do të marrin pjesë 24 ekpie kombëtare në Euro2024. Përveç skuadrës së vendit mikpritës, pra, kombëtares gjermane, deri më tani janë kualifikuar: Shqipëria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Italia, Kroacia, Holanda, Austria, Portugalia, Rumania, Skocia, Zvicra, Serbia, Sllovakia, Sllovenia. , Spanja dhe Republika Çeke, Turqia dhe Hungaria.
Si përcaktohen tre të tjerët e mbetur?
Tre vendet e mbetura të Kampionatit Evropian do të përcaktohen në fund të marsit 2024 në tre turne të ashtuquajtura “playoff”, secila me katër skuadra që u kualifikuan në Ligën e Nacioneve. (Nations Ligue).
Këto dymbëdhjetë skuadra që do të luajnë për tre vendet e mbetura janë: Gjeorgjia, Luksemburgu, Finlanda, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Greqia, Ukraina, Kazakistani, Estonia, Polonia, Islanda dhe Uellsi.
Në finalen e të parës nga tre turnetë kualifikuese, fituesi i duelit ndërmjet Uellsit dhe Finlandës do të përballet më pas me Poloninë ose Estoninë, të cilët do të garojnë në gjysmëfinalen e dytë në Rrugën A.
Në rrugën B ndeshjet janë:
Bosnje-Hercegovinë – Ukrainë
Izrael – Islandë.
Në rrugën C do të tekohen:
Gjeorgji-Luksemburg
Greqi dhe Kazakistani.
Çfarë do të përcaktohet me short më 2 dhjetor 2023 në Hamburg?
Grupet e raundit paraprak do të hidhen në short më 2 dhjetor (nga ora 18:00 me orën e Berlinit, Tiranës, dhe Prishtinës) në ndërtesën e Filharmonisë së Elbës në Hamburg.
Ekipet janë ndarë në katër vazo, në varësi të performancës së tyre në grupin e tyre kualifikues. Të tre skuadrat e kualifikuara përmes play-off-it përfundojnë në vazon e fundit 4.
Gjermania si organizatore e eventitt është kryesuese e Grupit A dhe do të jetë një nga dy ekipet e ndeshjes hapëse më 14 qershor.
Kurse Shqipëria, e cila merr pjesë për herë të dytë në një kampionat evropian, ndodhet në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.
Ekziston pra një shans teorik, që Shqipëria të hapë Europianin përballë Gjermanisë.
Si do të ndahen biletat për tifozët e vendeve që nuk janë kualifikuar ende?
Faza e parë e klasifikimit, pra, ka përfunduar. Sipas UEFA-s, kishte rreth 20 milionë aplikime për rreth 1.2 milionë bileta.
Pas përcaktimit të grupeve të raundit paraparak më 2 dhjetor, vijon faza tjetër, në të cilën hidhen në treg rreth një milion bileta.
500,000 bileta të tjera do të dalin në shitje pas raundit play-off në mars.
Në total ka rreth 2.7 milionë bileta për 51 ndeshjet e turneut. Të gjitha biletat janë të personalizuara dhe do të jenë vetëm në formë digjitale.
Si po e presin Gjermania dhe Shqipëria këtë ngjarje?
Gjermania, si mikpritëse është e vetmja skuadër që mund të planifikojë raundin paraprak përpara shortit të grupeve: Pas hapjes në Mynih, skuadra gjermane do t’i luajë ndeshjet e tjera të grupit në Shtutgart (19 qershor) dhe Frankfurt mbi Main, më 23 qershor.
Megjithatë, për shkak të zhgënjimeve të mëdha në Kampionatet Botëror të Futbollit 2018 dhe 2022 (ku në të dyja Gjermania u eleminuar që në raundin paraprak), pas rezultatit jo fort të kënaqshëm në Evropian 2021 (ku u skqualifikua qysh në 1/16) dhe performancës me hope gjatë këtij viti, pritmëritë e vendit mikpritës janë të përmbajtura. Drejtori i turneut Philipp Lahm megjithatë u shpreh i kënaqur me përgatitjet, tek e fundit, mbështetja nga ana e politikës është e madhe. “Në përgjithësi, unë tashmë mund ta ndiej dhe ta shoh këtë mbështetje,” tha ai për DW.
Shqipëria në të kundërt, e cila doli e para në grupin e saj, ka ambicie të mëdha. Trajneri i kombëtares, braziliani Sylvinjo, tha në një intervistë për median italiane se “nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit”, por edhe për çerek fiinale e Botëror.
*Anila Shuka autore, redaktore dhe korrespondente nga Berlini