Rama: Diella nuk do të marrë vendime, do procesojë të dhënat në mënyrë të shpejtë

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën Startup Albania, një hap i ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama sqaroi edhe rolin që do të ketë Diella si ministre. Për të gjithë Rama theksoi se Diella nuk do të marrë vendime, por do të procesojë të dhëna në mënyrë shumë të shpejtë, duke u dhënë qytetarëve përgjigje të shpejta.

“Në këto kushte, kjo është sfida jonë e momentit dhe do të përpiqemi që ta përmirësojmë dhe të lidhim startup-et me e-Albania. Jam i bindur që do të kemi një platformë të suksesshme. Ka shumë keqkuptime, jo domosdshmërisht refuzime të bashkuara në argumente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Inteligjencës Artificiale nuk do të marrë vendime, ne do të marrim vendime. Nuk po i delegojmë asaj përgjegjësinë për të marrë vendime, ne po i japim asaj mundësinë që të procesojë të dhënat në mënyrë shumë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta. Është një platformë që do të procesojë të dhënat, të gjithë do të shohin se kush ka fituar dhe kush jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është shumë e thjeshtë, është kapaciteti për të pocesuar pa u kushtëzuar, edhe nga burokracia. Fillimi i burokracisë është jo, ndërsa Diella nuk thotë asnjëherë jo, nuk fle asnjëherë gjumë, nuk ka orarin e drekës”, tha kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?