Rama: “Five Mountains” ndalet në Kune, tregon potencialin turistik të Lezhës

Sezoni turistik në Lezhë vijon të gjallërojë edhe në fund të shtatorit, duke sjellë pushime të qeta dhe relaksuese për vizitorë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga Kune-Shëngjini, ku rreth 100 autokampera me turistë gjermanë kanë ndaluar gjatë fundjavës, si pjesë e aventurës ndërkombëtare “Five Mountains”.

“Rreth 100 rulota me turistë gjermanë kanë ndaluar në Kune, Shëngjin, këtë fundjavë, pjesë e turneut të aventurës Five Mountains,” – shkroi Rama në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ky udhëtim i veçantë që përfshin eksplorimin e disa prej destinacioneve më të bukura malore dhe natyrore të Shqipërisë, dëshmon për potencialin turistik të Lezhës dhe vlerat e saj unike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Five Mountains Edition 7” është një tur ndërkombëtar udhëtim-adventure (off-road) që zhvillohet në pjesën jugore të Ballkanit dhe pranë brigjeve të Adriatikut, duke tërhequr qindra turistë të pasionuar pas eksplorimit natyror dhe kulturor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?