Kryeministri ndan pamjet nga Kepi Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit.
“Dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një reagim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ky aksion.
KOHA JONË SONDAZH

