Rama: Nga nesër nuk do ketë as taksi, zgjerohen qytetet pa shërbim urban. Është një grip që do prekë shumë prej nesh

Kryeministri Rama doli prapë për masat anticoronavirus. Masa të ashpra ka ndërmarrë kryeministri Rama, sa i takon strategjisë për koronavisurin. Ndërsa njoftoi edhe një herë masat e marra deri më tani, Rama kërkoi nga qytetarët zbatimin e tyre me rigorozitet, ose në të kundërt do të përballen me sanksione.

“Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare. Sot kemi marrë një sërë masash të reja, e kërkojmë ndjesë për kufizimet e mëdha. Nëse jetoni në Tiranë e Durrës përulësisht zabtojeni, kjo luftë nuk luftohet ndryshe.
Do blindohet qarkullimi i makinave private nga Tirana e Durrësi. Nga nesër do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private, dhe transporti ndërurban si edhe taksitë e cdo përmase. Do të mbyllet qarkullimi urban në Shkodër Lezhë, Elbasan, Lushnje Fier e Vlorë.
Lëvizja do të jetëei hapur për ambulancat, ato që transportojnë mallra. Janë domosdoshmëri për të mbrojtur cdo qytetar nga sulmi i koronës. Është një grip që do prek shumë prej nesh. Gjithkush mund ta ketë edhe pse nuk ndiejmë gjë. Na takon të mbrojmë të moshuarit.
Ndër ata që kanë shenja, shumica e kalon si grip i zakonshëm, edhe ata në spital shumica shërohen, por sërish nuk mund të vemë bast. kam besim, nuk kemi në dorë të vrasim armikun e padukshëm. Por kemi në dorë ta lodhim deri sa ta mundim. dhe me rritjen e temo. Zotit do ia dalim.

Duke respektuar këshillat, me solidaritetin kombëtar asgjë tjetër nuk na duhet. Sipërmarrjet e veprimtarive prodhuese, do të lëvizin por duhet të akreditojnë punonjësit, e tyre emër për emër. Për kryerjen e punës, brenda perimetrit, punonjësist e aeroportit duhet të akreditohen pranë drejtorisë së policisë.
Marrja në makinë e personave të tjerë, është e ndaluar dhe do ndëshkohet me saksione të rënda.
DPSHTRR do të mbyllë shërbimet, deri në një urdhër të dytë, nuk jemi në emergjencë për patenta, por jemi në luftë për të mbrojtuar Shqipërinë nga armiku i padukshëm.
Dëshiroj të theksoj se kjo masë, për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarr inspektime në kompani fason e call center që nesër do jenë të mbyllura si të tjerat. janë të detyruara të respektojnë distancat teknike, nëse kur të rinisë aktivitetet do të konstatohet se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur veten, jo vetëm do mbyllen po do marrin përsipër cdo kosto të kësaj mbylljeje.” tha Rama, ku nder te tjera, miratoi nje tjeter propozim te kryedemokratit Basha, ate te mbylljes se fasonerive e call center.

SHKARKO APP