Mazhoranca nis falsifikimin e numrit të votuesve

Votimet e sotme nuk kanë asnjë vlerë për kandidatët, por vetëm për pjesëmarrjen. Refuzimi që i kanë bërë në masë këtij procesi farsë qytetarët është dështimi kryesor i qeverisë “Rama”. Bojkoti rrëzon çdo alibi të PS.

Sapo janë mbyllur qendrat e votimeve por kanë nisur falsifikimi për numrin e pjesëmarrjes. Edi Rama ka dhënë urdhër që numri i pjesëmarrësve të jetë 30 për qind, jo më i ulët. Ky fakt është bërë i ditur nga burime që nuk duan të identifikohen. Sipas tyre, ky numër do të legjitimonte zgjedhjet monopartiake të Edi Ramës.

Menjëherë sapo janë mbyllur qendrat e votimit është njoftuar se në Kolonjë kanë votuar 35 për qind dhe në Maliq 30 për qind. Sipas urdhrit të Ramës, kjo shifër duhet të jetë në çdo bashki të Shqipërisë. Gazetarët në juglindje të vendit kanë bërë të ditur se PS u ka marrë komisionerëve telefonat për të mos raportuar shifrat e vërteta tek media apo në KQZ.

Ndërkohë votimet kanë qenë, sipas KQZ, deri në orën 17:00 diku te 15 përqind. Është e pamundur që në më pak se një orë të votojnë më shumë qytetarë sesa kanë votuar për 7 orë.

PS pretendon se ka marrë të njëjtat vota si në vitin 2017, por të dhënat e sjella nga KQZ deri në orën 19:00 janë të debatueshme. Në KQZ mbërrije informacione nga komisionerët e votimit, që këtë herë janë të gjithë të Partisë Socialiste dhe normalisht shifrat janë fiktive.

Të mos harrojnë se në komisionet e votimit dhe në KZAZ komisienerët janë vetëm të PS, pasi komisionerët e PD dhe LSI nuk u pranuan.

SHKARKO APP