Kryeministri Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë. Evis Sala: “Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë”

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, u prezantua para uniformave të bardha këtë të shtunë në një ceremoni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shprehu vlerësime për Salan, ndërsa tha se objektivi i mandatit të katërt është vijimi i transformimit të sistemit të shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam besimplotë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor sot, kur ju prezantoj me ministren e re të Shëndetësisë. Jam i bindur se shumëkush e njeh si studente të dikurshme me shkëlqim në Fakultetin e Mjekësisë, që për gati 30 vite ka zhvilluar një karrierë ndër më mbreslënëset. Ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në spitalet më të njohura të botës, ka punuar në qendrën spitalore të betejës me kancerin. Ka thelluar studimet ne Universistetin e Kembrixhitit. Para se të vinte në Shqipëri këto ditë, drejtonte Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli”. Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, mbajtur mbi 500 kumtesa dhe ligjërata në forume ndërkombëtare. Po ashtu, është një personalitet i vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare, më vjen kënaqësi të them pranimin e saj në Tokio si e para grua… Sjell në qeverinë e re shembullin rrezatues të shqiptareve të suksesshëm të Europës dhe botës, që do t’u hapim derën sa më shumë. Në mandatin tonë të parë, mbyllëm gropat e thella të borxheve të trashëguara të sistemit shëndetësor. Në dy mandatet e tjera, bëme investime të qenësishme në infrastrukturë, transformuar dhe ndërtuam spitale të reja. Në mandatin e tretë, rritëm pagat e mjekëve dhe të infermierëve. Në mandatin e katërt, duam të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që sistemi ynë shëndetësor t’u ofrojë qytetarëve, përtej strukturës së transformuar. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është e qartë që janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështet, zgjerimi i aleancave dhe futja me përparësi e AI në sistemin tonë shëndetësor. Në aspektin e parë kemi hapur një trase dhe kemi firmosur një marrëveshje për QSUT-në dhe për universitetin, që duam të krijojë sinergji me Vita e Saslute”,-tha Rama.

Ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala ka deklaruar se barnat onkologjikë duhet që të jenë 100% të rimbursueshme. Gjatë fjalës në prezantimin e saj, Sala deklaroi se kjo është një sfidë e saj personale që do ta realizojë.

“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon. Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme”, tha Sala.

Ndërkohë që një tjetër pikë që Sala përmendi është edhe largimi i mjekëve jashtë, duke theksuar se kjo duhet që të ndalohet duke ofruar kompesim të barabartë.

“Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha Sala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?