Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me deklaratën e vëllait të Erjon Vishkollit, Emiljan Vishkulli, i cili flet për mbulimin nga shteti shqiptar të kostove të operacionit në Itali. “UNË NUK GËNJEJ edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”, shkruan Rama në reagimin e tij.
Përmes këtij postimi, kreu i qeverisë u është përgjigjur kritikave dhe diskutimeve në media, duke publikuar videon si mbështetje për qëndrimin e tij lidhur me financimin e ndërhyrjes mjekësore në Itali.
Në video, vëllai i Erjon Vishkollit flet për mbështetjen e shtetit shqiptar për operacionin. Deklarata vjen në një kohë kur çështja është bërë pjesë e debatit publik dhe mediatik. Më herët ishte motra e të riut që fliste të kundërtën.
Në një intervistë për Klan News, Emiljani u shpreh se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive. ”Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain.
Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin, të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente. Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira”, tha ai.
Lexoni edhe:
Rama: Djalin e goditur në sy e dërgoi qeveria në Romë për kurim të specializuar
Kush e financoi kurimin e Erjonit? Bardhi publikon deklaratën e motrës së tij: Ramës i doli boja
Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
”Të gjithë me Erjonin”, të rinjtë japin mesazh përmes bluzave te Kryeministria
