
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me rastin e Erjon Vishkullit, duke iu referuar deklaratave të motrës së tij për financimin e kurimit në Itali.
Sipas reagimit të Bardhit, motra e Erion Vishkullit ka deklaruar se udhëtimi dhe trajtimi i të riut në Itali janë mundësuar nga kursimet e familjes dhe ndihma e miqve, dhe jo nga shteti, duke kundërshtuar kështu versionin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër, pak më parë, kryeministri Edi Rama informoi se ‘‘iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër”.
Postimi i plotë nga Bardhi
Të doli boja, o mashtrues! “E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr bllof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!
Në këto momente të rënda, lutemi të gjithë për shëndetin e Erionit dhe për rikuperimin e tij të plotë.
