Rama sjell karvanin e Fiat Topolino: Nga Kruja në Pogradec me pasionin për makinat retro
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një mesazh të veçantë për fundjavën, duke sjellë në vëmendje udhëtimin e karvanit të Fiat Topolino në disa prej qyteteve më të bukura të vendit.
Sipas Ramës, rrugëtimi nisi nga Kruja dhe vijoi në Berat, Vlorë, Llogara, për të mbërritur deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec. Ky udhëtim, sipas tij, bashkon pasionin për makinat retro me kulturën dhe mikpritjen shqiptare.
“Me udhëtimin e karvanit Fiat Topolino, që nga Kruja, Berati, Vlora, Llogaraja e deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec, duke bashkuar pasionin për makinat retro me kulturën dhe mikpritjen shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjete sociale.
KOHA JONË SONDAZH

