Rama u dha vulën e PD, sot u fali edhe Kodin Zgjedhor!

Sot u vendos që Kodi Zgjedhor u ndryshua me mirëkuptim e dakortësi mes PS dhe PD.  Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj e sulmin këtë pakt mes Ramës dhe Berishës si lojë e të dyve në kurriz të demokracisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komentoi ndryshimet zgjedhore të arritura gjatë ditës së sotme me PS dhe PD në Komisionin e Ligjeve, ku theksoi se formula për shpërndarjen e mandateve është qartësisht më efektive se hersi i vitit 2021.

“Nuk e di fiks sa do të jetë ndarja e atyre që do futen nga lista fikse dhe nga lista me votë parapëlqyese, në finale. Por qartësisht do të hynë të paktën 10-fish më shumë se sa sistemi që na ka futur ne në këtë sallë”, tha ai.

Më tej, i ndalur tek 1/3 e listës së mbyllur, Bardhi tha se deputetët që janë zgjedhur në zgjedhjet e 2021 janë produkt i listave të mbyllura. “Ne këtu jemi deputetë listash, nga i pari tek i fundit. Secili prej nesh këtu ka qenë produkt i një procesi me lista të mbyllura”, tha deputeti i PD.

Bardhi u shpreh gjatë fjalës së tij para procesit të votimit, se nëse palët do arrijnë të realizojnë votën e diasporës, do jetë një arritje. “Për mua arritje është fakti që bëjmë efektive  dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do duhet të miratoje deri në gusht aktet për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. KQZ do duhet të veproje në kohë”, tha ai.

Nga ana tjetër në darkë Berisha sulmoi Ramën dhe bëri thirrje për ta rrëzuar si “narkodiktaturë”.

Në fakt Edi Rama i dha vulën Berishës, pasi jetojmë në Shqipëri e askush nuk e beson se vulën dhe emrin e PD ia dhanë vetë gjyqtarët. I takonte Berishës, por pa lejen e kryeministrit nuk kishte shans ta merrte.

Kjo është drejtësia në Shqipëria, fatkeqsisht!

Ndërsa sot Edi Rama ia plotësoi Sali Berishës edhe deshirën për Kodin Zgjedhor.

Bëjnë sikur zihen e shahen, por punët i mbarojnë bashkë!

 

SHKARKO APP