Rama:Saliu nuk e do Reformën.Të hetohet Berisha për krimet e tij
Kryeministri Rama ka dale ne konferencen e shtypit duke akuzuar Sali Berishen si nxites te tensionit politik dhe si njeri qe nuk e do reformen. As PD nuk e do reformen, ndaj sajojne gjithçka kunder nesh, duke gjetur pretekste te kota vetem e vetem per te mos votuar reformen. Ndaj Berisha duhet te kete te qarte se Zyra e Shtepise se Bardhe na ka ne vemendje per reformen dhe e di mire se çfare ben sejcili ne lidhje me shtetin e se drejtes.
Ndaj Berisha duhet te hetohet jo vetem per nje thirrje antikushtetuese qe beri ne parlament, por edhe per krimet qe ai ka bere keto vite ne Shqiperi. Ai duhet te hetohet si ish- kryeminister.
Edi Rama ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë Sali Berishën. Megjithatë, sipas Ramës, Berisha nuk duhet pasur frikë për thirrjet e tij haluçinante, pasi nuk e merr njeri seriozisht. Sipas Ramës, shqetësuese është rezistenca e Berishës dhe PD kundër reformës në drejtësi. “Në një vend normal, ky njeri sot duhej të merrej i pandehur. Kështu e thotë edhe ligji. Por, ky vend s’mund të jetë normal nëse nuk merr fund pandëshkueshmëria e politikanëve, për të cilët ligji lexohet ndryshe dhe zbatohet ndryshe. Prandaj Sali Berisha nuk është hetuar deri më sot për çfarë ka bërë dhe ndaj nuk hetohet për çfarë tha dje, për sa kohë reforma në drejtësi nuk miratohet. Njerëzit e arsyeshëm përpiqen të gjejnë arsyen e thirrjes së Berishës. Shumë njerëz më kanë shkruar edhe mua të shqetësuar. Por, në thelb s’ka asgjë të re dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi në thelb thirrja e Saliut është kundër reformës në drejtësi”, tha Rama. “Gjithë retorika e dhunës dhe acarimit të situatës e këtyre muajve të Partisë Demokratike, është pjesë e një plani. Sepse Saliu nuk e do reformën në drejtësi, dhe as Partia Demokratike Saliu nuk është i vetmi democrat që sëkëlldiset se reforma në drejtësi mund t’i marrë të pandehur. Por as Saliu dhe as PD nuk kanë kurajo ta thonë se nuk e duan reformën, por duan ta hedhin në erë reformën duke plasur gjëra për të shmangur reformën. Ja pse e ngritën në kulm çështjen e Emiljano Shullazit, pas mesazhit të marrë në Shtëpinë e Bardhë për reformën në drejtësi. Shtëpia e Bardhë dha një mesazh të fortë për reformën në drejtësi, në respect të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”, vijoi Rama. “Berisha e di mirë kush është mesazhi i Shtëpisë së Bardhë, ndaj e ka humbur toruan dhe bën thirrje merrni armët. Saliut shkoi deri në vetëvrasj e, po e mundon “Hija e Bankos” .Zhgenjim, trishtim, mosbesim. pas ketyre qe na the z . kryeminister, e kuptojme fare qarte se kjo ishte loja. tani kete e morem vesh, po te pakten lerini shqiptaret te gdhihen e te ngrysen te qete. ju atje ne parlament mbyllni dyer e dritare se nuk ka me budallenj qe t’ju Ai kërkon disa qorra që ta ndjekin nga pas dhe të bëjnë ndonjë hata nga ato që ai ka treguar se i bën kur i lëkunden këmbët. Por sot ai nuk ka gjë në dorë, por vetëm SHQUP-in. Ndaj sot askush nuk duhet të shqetësohet dhe ta marrë seriozisht për armët Saliun. Por duhet të shqetësohemi për fatin e reformës në drejtësi”, tha më tej kryeministri. “Saliut tani nuk i vete pas njeri as për t’i mbajtur xhaketën, por duhet të shqetësohemi për rezistencën për reformën në drejtësi. Edhe pse unë jam i bindur se reforma do të kalojë. Ajo që mbetet për t’u parë, është fakti se me çfarë çmimi do të miratohet”, e mbylli Rama fjalën e tij
Duhet te miratojme me çdo kusht reformen, pavaresisht se Berisha e miqte e tij po lidhen e po krijojne gjithçka kunder ecurise se Shqiperise.
Pa Reformen ne Drejtesi nuk kemi shtet ligjor, ndaj miratimi i kesaj reforme do te jete fillimi i fundit te kastes politike dhe gjyqtareve te korruptuar.
Pas konferences se shtypit do duket se si do te zhvillohet ne ora 13.30 mbledhja e Byrose se Kuvendit ku PS-ja ka kerkuar perjashtimin e Berishes nga parlamenti per 10 dite si denim. Por fakti qe Edi Rama doli ne konference shtypi fiks nje ore para se te filloje mbledhja e Byrose ishte nje sinjal per aleatin e tij ne qeveri Ilir Meta, i cili drejton jo vetem Kuvendin por edhe Byrone. Pa votat e Ilir Metes nuk denohet dot Berisha sot ne ora 13.30