Reagon biznesi: Çfarë taksash e detyrime dritash të paguajmë, kur po falimentojmë?!

Kryeministri foli sot live me disa ministra ku kërkoj të marrin masa drastike për luftën ndaj koronavirusit si dhe të kontrollohet mos rënia në humnerë e ekonomisë.

Ai ndër të tjera tha se ““Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita, nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet. Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme”, tha Kryeministri.

Por ka reaguar Shoqata e Biznesit të Vogel dhe të Mesëm. Ajo i ka dërguar qeverisë një kërkesë me 12 pika, si masa për lehtësimin e dëmit financiar deri në mbylljen e pandemisë. Ndër të tjera, biznesi kërkon nga qeveria që të shlyejë pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale dhe të paguhet pagesa e plotë e punonjësve. Një tjetër kërkesë është pagesa e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.

Kërkesat e biznesit të vogël dhe të mesëm:

1- Qeveria te shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.
2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të biznesit ndaj qeverisë.
3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve.
4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.
5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.
6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.
7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri ne përfundimin e gjendjes se emergjencës natyrore.
8- Të kompensohet e plotë pagesa e qerase dhe tatimit në burim e qiradhënësit .
9- Të shtyhet për një periudhe të caktuar deklarimi i bilanceve.
10- Te kreditohet biznesi me Garanci te Qeverise me fitime 1-3 % .
11- Banka e Shqiperise te injektoje likujditet ne treg per te ulur efektin e krizes.
12. Këto masa te merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal .
Çdo vonese e mos relizimit te kerkesave tona do te jete me kosto te pa llogaritur per bisnesin por edhe per ekonomine shqiptare.

SHKARKO APP