Reagon Fejzi Kodra për rrëmbimin e një pjese të pronësisë së hotel Vollgës

Reagimi i plotë

Une Fejzi Kodra, me qellim qe te bej qartesi te plote mbi ceshtjen aq te perfolur te dhurimit te nje pjese te hotel Vollges, Durres, e shoh me vend te jap sqarimet qe vijojne.

Me dt 13/11/2014 kam firmosur kontraten e blerjes se nje siperfaqe trualli prej 1749 mq, (tek ish hotel Vollga Durres), i cili ishte prone e regjistruar e kompanise Saudi Brothers. Duke qene se i gjithe trualli i regjistruar ne emer te tyre ishte 2498 m2, pjesa e mbetur prej 749 m2, e pandare, mbetej ne zoterim te tyre.

Pagesa u krye me transferte te rregullt bankare ne llogarine e kompanise Saudi Brothers. Per financimin tim kontribuoi nje miku im i afert, biznesmeni Luan Leka, me te cilin kishim nje projekt investimi, mbi bazen e nje kontrate legale noteriale.

Mbas ketij transaksioni, sic duket edhe nga dokumenti hipotekor i dt 17/11/2014 ne pronesine time kaloi 70% e siperfaqes dhe Saudi Brothers mbetej pronar i 30% te siperfaqes ne pjese te pandara.

Per sqarim dua te theksoj qe transaksioni i kryer nuk ka asnje lidhje me kompanine “Eurocol” ku une punoj apo me ortaket e kesaj kompanie.

Nderkohe nuk kemi pasur dijeni per veprimet e mepasme te kompanise Saudi Brothers, perfshire aktin e dhurimit per te cilin mesuam vetem ne keto dite nepermjet mediave. Sic duket ne dokumentat hipotekore kjo kompani i ka dhuruar ne nje kohe me te vone, pjesen e saj te pasurise  me sip 749 mq,nje personi te trete, te cilin as e njohim dhe as e kemi takuar ndonjehere. Kjo duket qarte edhe ne aktin e dhurimit qe eshte firmosur vetem nga administratori i kompanise Saudi Brothers.

Ne kete proces ne konsiderohemi pale e demtuar dhe po pregatisim proceduren gjyqesore ndaj kompanise Saudi Brothers ne lidhje me demin ekonomik qe na ka shkaktuar.

SHKARKO APP