Rama mesazh për çështjen “Charcos”/ Komenti i Kryeministrit me “humor anglez” për Sunak
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të një shqiptari me çaj mali në Britaninë e Madhe.
Ndërsa ka publikuar artikullin e The Sun, Rama nuk i kurseu ironitë me homologun e tij, Sunak, dhe i drejtoi pyetjen: Nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime dhe jo me fjalë, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?
“Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për ndriçimin e vështirësive me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në ky vend i madh.
Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale. Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime dhe jo me fjalë, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?
Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!”, shkruan Rama në reagimin e tij.
I urge you to read it in full and I extend a big thank you to the authors of that sad story, not just on behalf of Agim and the Albanians, but also for shedding light on the hardships faced by the brave people who have emigrated to this great country🙏https://t.co/A5DqzUzN7M
— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2023
Në foto: Çaji mali shqiptar
Pak leksion për policinë britanike për çajin e malit!
Sideritis, i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, apo ne arberisht “skutina e Shen Merise” është një barishte e mrënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.
Në foto: Çaji mali shqiptar
Shumë popullore në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.
Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.
Raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri, Greqi dhe Republika e Maqedonisë. Hibride të avancuara të tij ekzistojnë gjithashtu. Mbjellja rekomandohet gjatë dy periudhave (tetor-nëntor ose shkurt-mars në hemisferën veriore) dhe mblidhet në korrik, kur është në lulëzim të plotë. Bimë është zakonisht e tharë para përdorimit.
Në foto: Çaji mali shqiptar