Reforma/ Vazhdojnë ecejaket Lu-Berisha-Basha-Lu-Basha-Berisha-Lu !

Reforma ne drejtesi eshte epiqendra e takimeve mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ish-liderit Berisha dhe kryetarit te PD-se Basha. Edhe sot ambasadori shkoi ne takim ne seline blu per te takuar e folur me Lulzim Bashen. Para disa ditesh ishte tek Berisha, me pas tek Basha e prape tek Berisha. Ambasadori Lu e ka mesuar permendsh udhen Basha-Berisha-Basha-Berisha. Kudo rruga mbyllet me takimin me ish-liderin demokrat. Ditet po kalojne dhe po afrohet koha kur para sezonit te veres duhet patjeter te miratohet reforma kushtetuese ne drejtesi, ndryshe gjasat per marrjen e statusit per ne BE vaken ose behen zero, aq me teper se Brukseli ka shume halle per vete.

Insistimi amerikan eshte ne kulm per reformen, pasi ka nevoje qe ky sistem korrupsioni ne drejtesi te rrezohet. Ne te gjitha qasjet amerikane gjithçka sillet tek kjo reforme, e cila duhet porse nuk po duket se do te miratohet lehte. PD-ja ka shpallur per 10 dite bojkotimin e çdo bashkepunimi me PS, pasi u denua Berisha nga Byroja e Kuvendit. Me pas pritet te dale diçka tjeter, e cila nuk dihet, por eshte ne koken e ish-liderit Berisha, qe luan poker me te gjithe dhe ne fund fiton. Te pakten keshtu ka fituar tash 25 vite, por PS-ja synon qe pas reformes ta çoje ate prape hekurave. Dhe jo vetem ate!

Nga ana tjeter FBI ka mbushur dosjet per nje mori politikanesh dhe pret sapo te miratohet Reforma dhe Byroja Kombetare e Hetimit e do zbarkoje ne Tirane me dosje e pranga, ku policia shqiptare veçse sa do te firmose formalisht. Urdher arrestet jane gati !

SHKARKO APP