Reuters: Shqipëria, një ndër vendet më të korruptuara të Europës
Zgjerimi i BE-së, ende shihet si diçka e largët dhe jo e sigurtë për vetë bllokun. Deklarata e Presidentit francez, Emmanuel Macron, për pezullimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve ”Reuters”, i ka kushtuar një analizë këtij qëndrimi, në të cilën thekson se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë dy viktimat e para të Macron.
Gazetari Richard Lough, në artikullin e tij, shkruan se: ”Shqipëria perceptohet si një ndër vendet më të korruptuara të Europës që ka dështuar në luftën kundër pastrimit të parave. Reuters nënvizon se shtetet e Europës Veriore kundërshtojnë me forcë anëtarësimin e vendit tonë në BE”.
”Zgjerimi kërkon unanimitet, që nënkupton se Macron ka të drejtën e vetos”, lexohet në artikullin Reuters duke vënë në dukje se Franca dhe Holanda bllokuan çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian në qershor të vitit 2018.
Linku i shkrimit të PLOTË