Rama në shkollën e Hoteleri Turizimit, mesazh studentëve: Do jeni më të kërkuarit në treg, si lojtarët e Champions League

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollën Hoteleri Turizmit në Tiranë, e cila është nën ombrellën e shkollës së Hotelerisë së Lozanës në Zvicër.

Kreu i qeverisë iu drejtua me një mesazh studentëve, duke u thënë se do të jenë më të kërkuarit në treg, si lojtarët e Champsions League.

“Nuk mjaftin deti, mali, apo godinat e bukura, shërbimi është ai që bën diferencën dhe ju do jeni më të kërkuarit në treg si lojtarët e Champions League, prandaj bëjini hyzmetin maksimal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Kryeministri theksoi se pagat në sektorin e turizimit janë rritur dhe kur ata që dalin në tregun e punës, do ta vendosin vetë sa e duan rrogën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne na duhet që këta të rrinë në Shqipëri. Do keni mundësi të vini rrogën sa të doni ju. Për hir të vërtetës, pagat në industrinë e turizmit janë rritur shumë dhe do të rriten sepse kërkesa është e lartë dhe nevoja është e jashtëzakonshme, por edhe botëkuptimi i industrisë po ndryshon përditë sepse po kuptojmë përditë se mund të kesh hotelin më të bukur në botë, po nuk pate stafin që nuk shërben mirë i gjithë investimi ikën kot. Ne jemi të kënaqur dhe të inkurajuar nga ky zhvillim pozitiv”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?