Rruga drejt integrimit në BE, Kryeministri Rama: Ju sjell një lajm shumë të mirë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga sot qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e Bashkimit Europian me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.

Rruga drejt integrimit në BE, Kryeministri Rama: Ju sjell një lajm shumë të mirë…

“RRUGA DREJT ANËTARËSIMIT dhe suksesi në negociata, sjellin një LAJM SHUMË TË MIRË
Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.
Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë Komisione të njëjta me transfertat brenda vendit – sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?