Sazan Guri: Presidenti Ilir Meta duhet mbështetur, është zëri unitetit kombëtar dhe arsyes
Qëndrimet e Presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri kanë gjetur mbështetje nga intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Intelektuali Sazan Guri vlerëson se qëndrimet e Presidentit Ilir Meta kundër qeverisë duhen mbështetur nga gjithë qytetarët.
Në një postim në Facebook, ai shprehet se qëndrimet e kreut të shtetit tregojnë unitet kombëtar dhe janë zëri i arsyes. Guri deklaron se kreu i shtetit duket mbështetur në nismën e tij.
“Mbështetje pa fund zërit legjitim, zërit të unitetit kombëtar, Presidentit të Republikës, z. Meta, sepse është edhe zëri ynë, zëri i arsyes, zëri i të parëve tanë, zëri që na bashkon, zërit që këtë dhimbje politike na bënë ta kalojmë, me respekt për të gjithë ju miq të Facebook dhe për popullin fisnik shqiptar, Prof. Sazan Guri”,- shkruan Sazan Guri në një postim në Facebook.