Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth me drejtuesit e ushtrisë: Përgatituni për luftë!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar në një takim të rrallë të udhëheqjes më të lartë ushtarake në SHBA, se ata duhet të “përgatiten për luftë”.

“Nga ky moment e tutje, misioni i vetëm i Departamentit të Luftës të rikthyer rishtazi është ky: Lufta”, tha Hegseth në fjalimin e tij, duke iu referuar emrit që tani përdoret nga administrata Trump për Departamentin e Mbrojtjes.

“Përgatitja për luftë dhe përgatitja për të fituar. Të palëkundur dhe pa kompromis në këtë rrugë. Jo sepse duam luftë. Askush këtu nuk dëshiron luftë. Por është sepse e duam paqen”, shtoi Hegseth.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?