SHBA/Republikani DeSantis shpalli kandidaturën, por amerikanët duan Donald Trump

Copëza fjalësh në vend të debatit në twitter. Shpallja e kandidaturës së republikanit Ron DeSantis kaloi me avari. Republikanët pyesin, nëse ky kandidat është popullor në SHBA.

“Unën jam Ron DeSantis dhe kandidoj për president për të drejtuar rikthimin e Amerikës”. Me këto fjalë mori fund videoja, të cilën republikani dhe guvernatori i Floridas, DeSantis e publikoi në hapje të fushatës së tij zyrtare për kandidat. Por kush dëgjoi në orën 18:00 diskutimin e njoftuar me shumë publicitet dëgjoi vetëm copëza fjalësh dhe muzikë si ndërprerje. Një avari, për të cilin moderatori kërkoi falje para 500.000 ndjekësve në twitter.

DeSantis e argumentoi kandidaturën e tij me fjalët, se SHBA po shkon në drejtimin e gabuar. “Kufijtë tanë në jug po dalin jashtë kontrolli, droga përmbyt vendin. Qytetet tona po gërryhen nga brenda nga kriminaliteti i lartë”, tha DeSantis duke fajësuar për këtë presidentin Biden.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i Trumpit nuk përmendet asnjëherë. Por vetë ish-presidenti, Donald Trump reagoi ndaj kandidaturës së DeSantis me një publikim masiv të postimeve sociale dhe e-mailave, ku ai akuzoi kandidatin 44 vjeçar, se po kopjon atë vetë, Trumpin. Realiteti është se ka vetëm një Donald Trump të vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumica e analistëve amerikanë nuk komentuan vetëm avarinë në twitter gjatë fillimit të fushatës për kandidat presidencial, por shtruan pyetjen, nëse De Santis është i njohur sa duhet përtej Floridas. “Njerëzit duan të shohin, nëse ai e ka atë të pakapshmen, një ekstra të veçantë, nëse ai di të komunikojë me njerëzit, nëse di të entuziazmojë”, tha David Urban, ish-këshilltar i republikanëve në zgjedhje për CNN. Ish-presidenti, Donald Trump, 76 vjeçar ishte i pari nga republikanët që në nëntor shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, shkruan DW.

Ndërkohë sondazhet amerikane tregojnë se njerëzit duan Donald Trump si kandidat potencial përballë Biden.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?