Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se ka ndërruar jetë e moshuara e infektuar me virusin vdekjeprurës, që po qëndronte në Spitalin e Durrësit.

“Pacientja 73-vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/949705102115318/

SHKARKO APP