Shërbimi Meteorologjik Ushtarak lajmëron për temperatura nën zero gradë

Kujdes se kemi hyrë në dimër si mot i ftohtë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në një parashikim të motit për javën që vjen njofton se acari do të vijojë. Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë në javën që vjen.

Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale. Ditën e Martë dhe të Mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Instituti i Gjeoshkencave thotë se të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 12 °C, në vendet e ulëta: -2 / 10 °C dhe në vendet malore: -8 / 4 °C. Të hënën era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra dimri erdhi më herët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?