Shifrat e fundit në gjithë botën. 89 mijë viktima me COVID19 dhe 1.5 milionë të prekur

Pandemia e koronavirusit ka shënuar një numër rekord viktimash dhe personash të prekur në gjithë botën. Ditën e sotme numërohen 88 613 viktima. Numri i të prekurve është 1 milion e 521 mijë, ndërsa numri i personave të shëruar është 332 mijë.

Sipas të dhënave të World Meters nga 1.5 milionë të prekur nga COVID në gjithë botën, vetëm 4 % e tyre ose 48 mijë persona janë në gjendje kritike.

Shteti me numrin më të madh të viktimave është Italia. Ky vend numëron në total, 17669 të vdekur dhe 132 mijë persona të prekur.

Spanja është shteti i dytë për nga numri i viktimave. Në këtë vend numërohen, në total, 14792 viktima dhe 148  mijë persona të prekur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka numrin më të madh të njerëzve të infektuar. Të dhënat e sotme flasin për rreth 435 mijë persona të prekur dhe 14779 viktima.

Gjermania është vendi i katërt në botë për numrin e personave të prekur, por ka më pak viktima se shumë shtete të tjera. Në total në Gjermani numërohen 113 mijë të infektuar dhe 2349 viktima.

Në Britaninë e Madhe numri i viktimave ka arritur në 7079. Ndërsa numri i të prekurve është 61 mijë.

Franca ka arritur gjatë dy ditëve të fundit pikun e epidemisë me një numër të lartë viktimash. Në total në këtë shtet janë 112 mijë persona të prekur dhe 10869 viktima.

Në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 400 raste me koronavirus dhe 22 viktima.

SHKARKO APP