Ganaj, ILDKP: 40 milionë euro dyshohet se janë para të pista zyrtarësh

Gjatë vitit 2015, Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Deklarimit të Pasurisë ka gjetur 40 milionë euro pasuri të politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilat dyshohet se janë para të pista.

Raporti i ILDKP-së drejtuar Kuvendit të Shqipërisë flet per kete shifer, kur krahas raportimit të kësaj shifre, shpreh shqetësim për bashkëpunimin ndërinstitucional. “Disa prej këtyre kallëzimeve penale kanë të bëjnë edhe me zyrtarë të lartë, deputetë e ish-deputetë, gjyqtarë e prokurorë, ish-ministra, drejtorë drejtorish, kryetarë bashkie e komune, të cilët janë dërguar për ndjekje penale për pasuri të fshehura e të pajustifikuara nga burime të ligjshme financiare, të cilat kapin në total vlerën prej 30-40 milion euro.

Për këto shuma ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se janë të ardhura të përfituara nga aktivitete kriminale si korrupsioni, pastrimi i parave, etj”-thuhet në raportin e këtij institucioni. Por ajo që ngre me më shumë shqetësim ILDKP-ja, e drejtuar nga Shkëlqim Ganaj, është mosbashkëpunimi i Prokurorisë së Përgjithshme, duke mos hetuar rastet e denoncuara për pasuri të dyshimtë.

 

SHKARKO APP