Shkëlqim Hajdari zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirona”

Asambleja e shoqatës “Tirona”, shoqata shpirtërore e tironasve të vjetër, që përfaqëson afro 260 mijë qytetarë të vjetër të Tiranës, zgjodhi kryetar të Asamblesë së kësaj shoqate, Shkëlqim Hajdari, një tironas të vjetër, ish-prokuror profesionist, qytetar me personalitet dhe pasionant i traditës së vjetër të Tiranës.

Shoqata “Tirona” ka një histori 34 vjeçare në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit. Pas një pune 9 mujore për institucioalizimin e shoqatës, u arrit konstituimi i asamblesë, duke hedhur një hap të rëndësishëm në përforcimin e themeleve të misionit të saj, për ruajtjen e historisë, traditës dhe kulturës së Tiranës.

Ndërkohë që qyteti i Tiranës është rritur në numër të jashtëzakonshëm me banorë, ku afro 1 milionë shkon numri i sotëm në kryeqytet, tironasit e vjetër mbeten zemra e këtij qyteti-kryeqytet. Asambleja e kësaj shoqate “Tirona” zgjodhi Shkëlqim Hajdarin që ta përfaqësojë, sepse duhet pranuar se të gjithë pushtetet e pas vitit 1990 nuk kanë dëgjuar apo respektuar mendimet dhe sugjerimet e tironasve të vjetër, të familjeve me traditë shumëshekullore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëlqim Hajdari u zotua se do ti përfaqësojë për t’u dëgjuar zëri dhe mendimi i tironasve të traditës. Ai ka provuar se mbetet stoik, korrekt dhe me dinjitet në detyrat që mbart mbi supe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë i Shkëlqim Hajdarit:

Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të komunitetit autokton të Tironës për vlerësimin e besimin!
Me mirënjohje dhe përulje ,do të kryej misionin ,si Kryetar i Asamblesë së Shoqatës “Tirona” ❤️ 🇦🇱!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?