Shkon në 12 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus.  Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë raportit të fundit për media, tha se janë testuar gjithsej 157 persona të dyshuar me COVID-19.

Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha zv.ministrja Rakacolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në datën 9 mars u zbuluan dy rastet e para me koronavirus në Tiranë. Deri më sot, shpërndarja e të prekurve në me COVID 19 është në Tiranë, Durrës dhe së fundi në Lushnje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?