Shkon në 38 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend

Ministria e Shëndetësisë, përmes drejtores së ISHP, Albana Fico, njofton se numri i të prekurve nga koronavirusi nga shkuar në 38 raste pozitive. 

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:
12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico

Lexoni edhe

“Është vetëm fillimi!” Mjeku infeksionist: Ky virus ka frikë vetëm kujdesin e disiplinën. Do t’ia dalim së bashku

Covid-19/ Majko: Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Durim dhe kurajo!

Ambasadorja Kim uron Ditën e Verës: Le të mbajmë distancë fizikisht,

Dom Gjergj Meta, qeveritarëve: Sigurohuni të mos mungojë sapuni dhe uji, lini mjekët të flasin

SHKARKO APP