Si të mbrohemi nga koronavirusi, këshilla praktike (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shtetërore kanë publikuar sot materiale informuese për mënyrën sesi qytetarët mund të mbrohen nga koronavirusi.

Këshilla numër një mbetet ajo e larjes së duarve me sapun për të paktën 20 sekonda. Patjetër kur kollitemi apo teshtijmë duhet të mbajmë një shami para gojës.

Nëse nuk kemi shami, apo nuk kemi kohë ta nxjerrim nga xhepi, patjetër duhet të përdorim krahun e përthyer si mburojë.

Domosdoshmërisht duhet të mos prekim sytë, gojën apo hundën me duar të palara.

Mund të duket e thjeshtë, por nuk duhet harruar se mirë është të evitojmë kontaktet me njerëz, që nuk ndihen mirë apo kanë shenjat e sëmundjes.

SI TE MBROHEMI NGA KORONAVIRUSI!

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar 10 këshilla praktike për mbrojtjen nga koronavirusi.

1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive

2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,

3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji

5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,

6- të PATURIT në vëmëndje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),

7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,

8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidimos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,

10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

SHKARKO APP