Sondazhi i Euronews Albania/ 5 muaj para zgjedhjeve PD-ja katastrofë në raport me Edi Ramën
Mbrëmë sondazhi më i besuar në Shqipëri, i cili publikohet nga Euronews Albania, dhe që ka parashikuar vazhdimisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore, tregoi përqindjet e votave momentale nga publiku për disa çështje. Ndër të tjera siç shikohet edhe nga tabela zyrtare e publikuar del momentalisht PD ka 14.1 përqind besim nga votuesit, ndërkohë që Qeveria, pra Edi Rama, merr 28.6 përqind.
Kjo jep alarmin për situatën në PD dhe opozitë, pasi jemi 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare e ku duhej që si rregull, opozita, të ketë ngritje të kuotave publike.